Toka ka pasur dy Hëna

A e keni menduar ndonjehere se si do te ishte sikur ne vend te nje Hene te vetme si kemi tani, te kishim dy Hena? Do te ishte dicka interesante apo thjesht e cuditshme?
Ne fakt, edhe pse nuk ishte menduar deri tani, sipas studimeve te reja qe jane bere, shkencetaret mendojne qe Toka ka patur vertet dy Hena qe orbitonin rreth saj. Po cfare ka ndodhur me pas? Ku eshte Hena tjeter?
Hena me e vogel “binjake”, pasi sipas perllogaritjeve Hena tjeter ka qene me e vogel se Hena aktuale, mendohet qe ka mbijetuar vetem disa miliona vjet perpara se te perplasej me Henen qe ne shohim sot dhe te shkaterrohej, duke e lene Token vetem me nje Hene.
Këtë teori e shpjegoi,Profesor Erik Asphaug, nga Universiteti i Kalifornise ne Santa Kruz ne nje konference ne lidhje me Henen.
Ai tha: “Hena e dyte ka zgjatur vetem per disa miliona vjet, me pas ajo eshte perplasur me Henen tjeter dhe pa kesaj perplasje ka mbetur vetem trupi me i madh qe ne shohim sot, Hena.”
“Hena tjeter ka orbituar Token ne te njejten shpejtesi dhe distance deri sa me ngadale eshte thithur deri sa jane perplasur dhe nje pjese e Henes tjeter eshte shkaterruar ndersa pjesa tjeter eshte bashkuar me Henen per te formuar trupin e sotshem.”
Profesot Asphaug tha per Sunday Times qe ai beson qe peisazhi i Henes i cili shfaqet sikur ka male, jane mbetje te Henes me te vogel te Tokes qe nga koha kur jane perplasur. Binjakja me e vogel e Henes besohet te kete qene rreth nje e tridhjeta e madhesise se Henes aktuale.
Toka dhe Hena e saj mendohet te jene formuar ndermjet 30 milion dhe 130 milion vjet pas lindjes se sistemit diellor, rreth 4.6 bilion vjet me pare.
Nje numer total prej nente ‘super-Tokash’, planete ndermjet nje dhe dhjete here sa masa e Tokes jane gjetur me pare.
Shkencetare nga Harvardi kane hedhur je teori vitin qe shkoi sipas te ciles sugjerohej qe Hena ka qene nje here pjese e Tokes e cila eshte shkeputur pas perplasjes me nje trup tjeter. Studimi u publikua ne Science.
Muajin e kaluar astronomet raportuan zbulimin e tre planeteve, te ngjashem me Token, qe orbitonin rreth nje ylli te vetem dhe keto planete mund te suportojne jeten.
Kekruesit megjithate mendojne qe mund te kete edhe 100 bilion planete te ngjashem me Token ne galaksine tone Rruga e Qumeshtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.