fbpx

Toka e përbërë nga dy planete

Shkencëtarët kanë zbuluar se sipas një studimi, një planet tjetër me emrin “Theia”, me madhësi mes planetit Tokë dhe Mars, është përplasur me planetin Tokë rreth 4.5 miliardë vjet më parë, kur planeti ynë ishte vetëm 100 milionë vjeç.

Kjo përplasje krijoi një planet të vetëm tokën, dhe pjesa e mbetur pas përplasjes, solli krijimin e hënës. Studiuesit kanë bërë kërkime rreth mostrave të marra gjatë misionit të “Apollo” në hënë dhe i krahasuan ato me përbërjen e shkëmbinjve vullkanikë të Hauait dhe Arizonës.

Për habinë e tyre, nuk ka asnjë dallim mes këtyre mostrave. Eduard Joung, autori kryesor i këtij studimi dhe një profesor i UCLA(University of California, Los Angeles) pohuan se nuk shohin asnjë ndryshim mes tokës dhe izotopeve të oksigjenit të hënës, duke dalë në përfundimin se hëna përbëhet nga bashkimi i dy planetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.