Toka e krijon vetë ujin e saj

Shkencëtarët ka kohë që janë hutuar nga misteri se si e mori Toka ujin e saj, me shumë prej tyre që sugjeronin se ai ishte formuar pasi kometat e akullta u përplasën me planetin tonë miliarda vjet më parë.

Por, një studim i ri sugjeron se uji mund të ketë lindur brenda vetë Tokës.

Simulimet e reja kompjuterike tregojnë se si reaksionet në mes të hidrogjenit të lëngshëm dhe kuarcit në mbështjellësin e sipërm të Tokës mund të formojnë ujin – dhe studiuesit thonë se kjo mund të shkaktojë tërmete thellë nën sipërfaqe.

Studimi shqyrtoi reagimin e dioksidit të silikonit dhe hidrogjenit të lëngshëm në temperatura të ndryshme dhe presioneve që gjenden në shtresën e lartë, rreth 40-400km thellë, thuhet sipas New Scientist.

Kjo tregoi se, në rreth 1400 gradë C dhe me presion 20,000 herë më të lartë se sa presioni atmosferik, silici dhe hidrogjeni reagojnë në një mënyrë që prodhojnë ujë të lëngshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.