Ballina / KOSOVA / Tjetër tërmet godet Shqipërinë
termeti shqiperi gusht 2018

Tjetër tërmet godet Shqipërinë

Një tërmet me intensitet 5.1 gradë të Shkallës Richter, goditi sot Shqipërinë, me epiqendër në verilindje të Tiranës, 10 kilometra nga zona e Bulqizës.

Lëkundjet e forta, që u regjistruan në orën 17.40, u ndjenë në qytete të ndryshme të vendit, në Kosovë por edhe në vendet e tjera të rajonit.

Deri në mbrëmje nuk janë raportuar dëme, përveç ndonjë rasti të izoluar, të plasartijeve të mureve në ndonjë banesë. Tërmeti i sotëm ishtë i ngjashëm me atë të 4 korrikut të kaluar, i cili ishte me epiqendër në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës, dhe që shkaktoi jo pak panik, kryesisht në kryeqytet, ku banorë të shumtë dolën nga shtëpitë dhe zyrat, duke qëndruar për një kohë të gjatë në mjedise të hapura.

@Fluidi

Provo po ashtu

WizzAir

Këto janë linjat për të cilat “WizzAir” ndërpreu shitjen e biletave nga Shkupi

Kompania ajrore me buxhet të ulët “WizzAir” nga tetori më nuk do të shesë bileta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.