Tjetër lëkundje e fortë në Shqipëri, tani me magnitudë 5.1

Në Shqipëri, një tjetër lëkundje e fortë tërmeti, me magnitudë 5.0, tetë kilometra në perëndim të Thumanës, u rregjistrua sot pak para mesditës. Deri më tani sipas autoriteteteve janë afro 830 pasgoditje që kanë prekur vendin.

Lëkundja e sotme u shoqërua me panik, kryesisht në qtetin e Durrësit ku ajo u ndje dhe më e fortë. Brenda pak minutash, në dlaje të qytetit u krijuan radhë makinash që largoheshin nga qyteti. Ndërsa në spital, paniku preku dhe pacientët që dolën me vrap nga godina, ku janë të dukshme plasaritjet e shkaktuara nga tërmeti i të martës në mëngjes.

Bilanci i viktimave ka ardhur duke u rënduar. Numri i atyre që kanë humbur jetën, arriti në 40 persona këtë të enjte. Të paktën 9 trupa u nxorrën gjatë natës nga rrënojat e pallateve dhe banesave të shembura. Numri më i madh i viktimave, 23 persona, është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate. Ndërsa 16 është numri i atyre që kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe në një vilë tre katëshe në zonën e Kënetës , ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç, dhe 18 gra.

Kërkimet në Thumanë, pas dhe verifikimeve të bëra, u konsideruan të përfunduara. Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë ndërkohë në zonat e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama thirri një tjetër mbledhje të qeverisë, duke kërkuar që të bëhet një verifikim i plotë i të gjithë personave të strehuar tanime nëpër hotele, ku vijon transferimi nga tendat i banorëve të prekur. Kryeministri tha gjithashtu se ka nisur dhe inventarizimi i dëmeve në godina dhe banesa.

Më pas kreu i Qeverisë, së bashku me presidentin Iir Meta dhe Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi, ishin në Vlorë, ku u mbajt një ceremoni e thjeshtë dhe pa festime e ngritjes së flamurit kombëtar, në 107 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. “Sot nuk është një ditë për të festuar, por një ditë për të nderuar Flamurin Kombëtar”, tha Presidenti Ilir Meta në Vlorë. “Të angazhohemi – tha ai- për të shëruar sa më parë të jetë e mundur plagët e shkaktuara nga tërmeti”. Presidenti theksoi se “e gjithë politika duhet të jetë gjithmonë e bashkuar për çështjet më të rëndësishme të vendit dhe të shtetit. Të jemi sa më pranë familjeve që kanë humbur të afërmit dhe të dashurit e tyre”, tha Presidenti Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.