Ballina / RAJONI / Tiranë: Parlamenti shqyrton ngritjen e Task Forcës Mjekësore Ballkanike
tirane parlamenti

Tiranë: Parlamenti shqyrton ngritjen e Task Forcës Mjekësore Ballkanike

Parlamenti në Tiranë shqyrtoi marrëveshjen e vendeve të rajonit për të krijuar bashkarisht Task Forcën Mjekësore të Ballkanit.

Kjo është një nismë e mbështetur nga SHBA dhe Norvegjia për t’u ardhur në ndihmë popullatës në rast krizash dhe goditjesh natyrore.

Në seancën e sotme erdhi për miratim marrëveshja e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedoni, Serbisë, Sllovenisë mbi ngritjen e Task Forcës Mjekësore të Ballkanit.

“Kjo është një nismë e SHBA dhe Norvegjisë, të cilat kanë derdhur fonde për të, për të reaguar në kohë sa më të shpejtë në raste fatkeqsish natyrore” – tha deputeti Halim Kosova.

Task Mjekësore e Ballkanit do të jetë një njësi ushtarake mjekësore e lëvizshme, që do t’u shkojë në ndihmë popullsisë në raste katastrofash natyrore dhe krizash humanitare.

Vendet angazhohen për ngritjen e Task Forcës Mjekësore të Ballkanit, një njësi e dislokueshme ushtarake mjekësore shumëkombëshe, që të përgjigjet në raste krizash dhe fatkeqësish natyrore dhe emergjencash civile.

Deputetët e shumicës theksuan se përfitime do të ketë edhe Shqipëria në raste fatkeqësish natyrore.

“Marrëveshje rrit efektshmërinë e strukturave ushtarake mjekësore dhe është një ndihmesë e madhe edhe për vendin tonë në raste të fatkeqësive natyrore. Marrëveshja rrit cilësinë e shërbimit dhe shkëmbimin e eksperiencave të vendeve anëtare”, – tha deputetja socialiste Elona Hoxha.

Ajo tha se kjo është nisma e parë e këtij lloji për mbështetjen e operacioneve në përgjigje të shpejtë të krizave.

Marrëveshja është nismë e SHBA-ve dhe Norvegjisë, sipas saj, fuqizon bashkëpunimin rajonal.

“Kriza e refugjatëve tregoi se duhet një koordinim më i mirë dhe kjo marrëveshje mund të shërbejë në raste të ngjashme”, – tha zonja Hoxha.

Ndërkohë deputetët e opozitës, vlerësuan rëndësinë e kësaj marrëveshje, por theksuan se ratifikimi i saj u vonua.

Deputetja e partisë demokratike, Dhurata Çupi, tha se “ngritja e kësaj Taske-Force është me impakt rajonal, por ajo është vonuar për 3 vite me radhë. Qeveria pretendoi se ratifikimi i kësaj marrëveshje kushtonte rreth 5 milionë lekë, ndaj dhe e vonoi 3 vite me radhë ratifikimin e saj”.

Por deputetja e Partisë Socialiste Edlira Bode theksoi se “nuk bëhej fjalë për 5 milionë lekë, por për kosto më të mëdha financiare, që nuk mund të përballoheshin në vitin 2015, ndërsa tani jemi gati nga ana financiare dhe logjistike”.

Projektligji mbi ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit ka nevojë për votim me shumicë absolute nga parlamenti për t’u ratifikuar.

@Fluidi

Provo po ashtu

maqedoni zaev

Maqedoni: Referendumi do të jetë fjala e fundit për emrin

Referendumi do të jetë fjala e fundit që do të vendosë për çështjen e emrit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.