Ballina / KRYESORE / Tiranë: Numërimi drejt fundit, Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri

Tiranë: Numërimi drejt fundit, Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri

Po vazhdon numërimi i 37 kutive të fundit nga 864 gjithsej në kryeqytetin e Shqipërisë,  ku kryeqytetasit tashmë janë të bindur se Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës.

Kur kanë mbetur rreth 5 përqind e votave pa u numëruar, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka arritur të krijojë një diferencë të madhe, më shumë se 41 mijë vota, ndaj kandidatit të APPD-së, Halim Kosova, e cila tashmë është e pakthyeshme me votat e mbetura.

Më shumë se 15 mijë vota kanë shkuar për Gjergj Bojaxhi, kandidatin e pavarur. E përkthyer në përqindje, Bojaxhi ka siguruar deri më tani mbështetjen e 5.36 për qind të qytetarëve që kanë votuar.

Ndërkohë kanë rezultuar më pak të votuar Sazan Guri, me 1.1%, Arben Tafaj 0.66%, ndërsa kandidati i PKD, Dhimitër Muslia ka marrë rreth 0.3 të votave.

 

Provo po ashtu

serbia-kosova_

‘Trumpi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën’

Grenell tekstualisht ka vënë kusht – Serbia duhet ta njohë Kosovën strong shkruan gazeta beogradase. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.