Ballina / Kulturë / Tigrat me një tjetër temë – Kimiku

Tigrat me një tjetër temë – Kimiku

“Kimiku” 97 mijë eurosh i shpëton jetën Tahirit.

Filmi i metrazhit të shkurtë “Kimiku” është lansuar së fundi nga AMOL, dhe shumë shpejtë ka marrë dhjetëra mijëra klikime në Youtube.

Janë artistët James Fetahu, Fatos Kryeziu e Avni Hoti që në vazhdimësi shpërfaqin histori, shpeshherë të vërteta, përmes filmave të këtij metrazhi.

Me skenar dhe regji të James Fetahu, “Kimiku” bëhet çmimi i shërimit të një moshuari nga doktori që për vite me radhë pas luftës në Kosovë, i sigurohej ushqimi e veshëbathja nga miq e shokë të babit të tij të ndjerë në luftë.

Tahiri, një tregtar jo shumë i njohur përtej tregut të gjelbër, një ditë i falë “kimikun”, bashkë me gjëra ushqimore dhe veshmbathje që i jepte rregullisht, këtij djali të ri. Si arsye, për t’i falur “kimikun” përdori fjalët se ky i ri po përmendej në shkollë për zgjuarsinë. Djali, përveç i ri, edhe simpatik, nuk  e din se ai “kimiku” është i babait të tij të ndjerë.

Shumë vite më vonë, kur në duart e tij, vije një pacient i moshuar, për intervenim kirurgjik kërkon 97 mijë euro.

Gjatë përgatites së dokumenteve kupton se Tahir Gashi i tregut, po lufton me jetën, urdhëron përgatitjen e sallës.

Zgjimi i Tahirit, rrëfimi i doktorit dhe djali që sa nuk pësoi infarkt nga dëshprimi për të siguruar rreth 100 mijë euro të operimit, janë përsonazh të nje historie që ju mbajnë deri në fund.

 

Provo po ashtu

Java Ndërkombëtarë e Njeriut me Shkop të Badhë

Në kuader të kësaj Akademie u bë promovimi i disa romaneve artisitike në shkrimin braj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.