Ballina / Biznes / Karrierë / A do t’i hap Esan mijëra vende të punës në Kosovë
In Fabric

A do t’i hap Esan mijëra vende të punës në Kosovë

Esan është e interesuar për sektorin minerar në Kosovë.

Vende të reja pune dhe miliona euro investime në sektorin minerar, janë duke u prezantuar nga kompania e njohur ndërkombëtare ESAN, para përfaqësuesve të institucioneve kosovare.

Kjo kompani ndërkombëtare ka shpalosur planet e saj për investime në sektorin minerar në Kosovë, në tri lokacione, në dy komuna, atë të Gjilanit dhe të Vushtrrisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili po udhëheq prezantimin e projektit të kësaj kompanie me këtë rast tha se po ndjekin hapat që parasheh Ligji për Investime Strategjike, që sa më parë të krijohet një dritare e re për të investuar në sektorë të caktuar.

”Investitorë që janë në Kosovë dhe ata të cilët janë të interesuar për të investuar tani po shprehin interesimin më të madh dhe e do të jem në dispozicion të atyre që planifikojnë krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ministri Stavileci. Në këto momente kompania ESAN po prezanton planet e saj për investimet në Kosovë.

Check Also

Sulm terrorist në Barcelonë, 13 të vdekur

Të paktën 13 vetë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan pasi një furgon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *