Ballina / LIFESTYLE / T’i bëjmë këpucët e vjetra si të ishin të reja
kepucet e vjetra si te reja

T’i bëjmë këpucët e vjetra si të ishin të reja

Çdo femër ka në dollapin e saj këpucë që megjithëse nuk i vesh nuk dëshiron ti hedhë në koshin e plehrave.

Dhe shumë mirë bën pasi janë disa truke të vogla që mund t’i kthejnë këpucët tuaja të vjetra si të reja. Çelësi qëndron tek pastrimi prandaj vëmendje…
Pastrimi i njollave në kamosh :
Nëse këpucët tuaja të preferuara nga kamoshi janë lagur në shi dhe në to janë paraqitur njolla, përdoreni një limë të butë për thonj.
Pritni që këpucët të thahen e më pas me limë ngadalë i mënjanoni njollat nga uji.
Pas kësaj këpucët i fshini me një leckë të pambuktë dhe i spërkatni me mjet për mirëmbajtje të lëkurës së trajtuar.
Pastrimi për lëkurë të lëmuar:
Njollat nga lëkura e lëmuar mund t’i mënjanoni me ndihmën e brushës për dhëmbë dhe uthullës me alkool.
Uthullën me alkool hidheni në një gotë të vogël plastike dhe në të fusni furçën e dhëmbëve.
Me furçën  trajtoni ngadalë njollat dhe gërvishtjet e sipas nevojës përsëriteni procedurën.
Pas mënjanimit të njollave, këpucët i fshini me një leckë të pastër, të lagët nga pambuku dhe i lyeni me mjet për mbrojtje të lëkurës.
Pasrimi për lëkurë të thjeshtë dhe të lyer me llak :
Njollat dhe gërvishtjet në lëkurë mund t’i mënjanoni me ndihmën e shkopit për pastrim të veshit dhe vazelinës.
Shkopin e zhytni në vazelinë dhe ne të e fërkoni njollën në këpucë. Fërkojeni lehtë deri në momentin kur ajo të jetë bërë pothuajse e padukshme.
Nëse dëshironi që ta freskoni lëkurën dhe ta bëni si të re, këpucët i lyeni mirë me locion hidratues për trup. Pak locion hidheni në një leckë të pambuktë dhe me të lyeni këpucët.
Lëkura do ta absorbojë locionin dhe do të bëhet e shkëlqyer dhe e freskët.

Check Also

perqendrimi_infoglobi

Ja si mund t’a rrisni përqendrimin tuaj

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur të shkoni në supermarket dhe të harroni të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *