Ballina / Fashion/Beauty / Thonj të shkurtër? Ja ngjyrat që ju duhen

Thonj të shkurtër? Ja ngjyrat që ju duhen

Edhe thonjtë e shkurtër nëse dihet si të vihen në dukje, mund të duken fantastike dhe pa patur aspak zili, femrat me thonj të gjatë që në jo pak raste duken vulgare.

Ngjyra që duhet të zgjidhni është parësore.

Në përgjithësi rregulli kryesor për t’u ndjekur është ai për të zgjedhur gjithmonë ngjyra të ndritshme dhe brilante, sepse ngjyrat e errëta gjithmonë kanë tendencë që të zvogëloi thoin. Ndërkohë që ngjyrat e hapura, arrijnë të na i zmadhojnë.

Kjo nuk do të thotë që duhet gjithmonë të zgjidhen ngjyra të hapura, por nëse doni të zgjidhni tonalitete si e zeza, grija, ose bluja, më mirë qëndroni tek variantet të metalizuara dhe jo mat.

Shumë të përshtatshme janë dhe ngjyra e gjallë, si e verdha, fuksia, portokallia, vjollca e ndezur, por edhe nuanca pastel, por jo shumë të zbehta.

Qëndrojnë bukur tek thonjtë e shkurtër, lejlaja e hapur, roza e thellë, ngjyrë pjepri, bojëqeilli dhe e gjelbërta mente.

Ndërkohë që tek thonjtë e shkurtër duhet të kini parasysh dhe tekstuarën e manykyrit që zgjidhni.

Detaji me themelor në këtë aspekt është zgjedhja e sipërfaqes me efekt shkëlqyer, ose efekt xhel që i ndihmon të duken më të mëdhenj. Asnjëherë mos përdorini teksturën mat ose atë kashmir.

Provo po ashtu

Dëshironi t’i largoni rrathët e zinj poshtë syve ?

Ndoshta ajo që nuk e keni konsideruar asnjëherë është se sodën e bukës mund ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.