Ballina / Kulturë / Thirrje për garën “10 minuta në instrument solo”
10 min solo

Thirrje për garën “10 minuta në instrument solo”

Festivali DAM në bashkëpunim me “West Coast Symphony Orchestra” (Vankuver, Kanada), në nderim të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka shpallur edicionin e parë të garës “10 minuta në instrument solo në 2018” që do të mbahet në fund të këtij muaji në Prishtinë, përkatësisht në datat 28 dhe 29 mars, si pjesë e turneut ballkanik të “West Coast Symphony Orchestra”.

Gara është e hapur për violistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët janë 26-vjeçar dhe më të rinj, deri në datën e mbajtjes së audicionit. Gara ka vetëm një çmim dhe përfshin një violë të vlefshme, të dhuruar nga “West Coast Symphony Orchestra”, dhe një çmim, i cili ndahet nga Festivali DAM dhe i cili do të lajmërohet së shpejti.

Juria e garës përbëhet nga:

Paul McEwen – President i WCSO (Kanada)

Barbara Irschick – violiste (Kanada)

Bruce Irschick – violist (Kanada)

Mark Jackson – violist (Kanada)

Çmimi i ndarë është vendim i jurisë, është final dhe i pakontestueshëm. Çdo lidhje e drejtpërdrejtë, kontakt personal në mes të anëtarëve të jurisë dhe garuesve është e ndaluar derisa këta të fundit janë të përfshirë në vlerësim.

Raundi i parë: deri më 16 mars 2018

Garuesit do të interpretojnë vepra që përmbushin kriteret e mëposhtme, secila video e incizuar duhet të jetë e pashkëputur dhe duhet dërguar në: tenmincompetition@yahoo.com.

Garuesit duhet të dërgojnë së bashku me incizimet e tyre edhe këto shënime:

Emri, mbiemri, data e lindjes, vendi i lindjes, shtetësia, edukimi, adresa, numri i telefonit, email adresa, emri i vepër së interpretuar dhe një fotografi portret.

Të gjithë violistët e interesuar duhet dërguar incizimin e një prej veprave të mëposhtme:

1) një kohë nga suita për violonçel nga J.S.Bach ose Sonata për violinë ose Partita nga J.S.Bach, e transkriptuar për violë;

ose

2) një vepër, e cila shpërfaq aftësitë virtuoze të pjesëmarrësit.

Kohëzgjatja është e limituar deri në 10 minuta.

Rundi i dytë – 28 mars 2018

Garuesit e suksesshëm, të cilët do ta kalojnë garën me sukses, do të ftohen për audicion, i cili do të mbahet në Prishtinë më 28.03.2018 në Sallën e Fakultetit të Arteve – Dega e Muzikës në Prishtinë.

Fituesi do të lajmërohet më 29.03.2018 në orën 20:00 në ceremoninë e hapjes së Festivalit të 13-të Ndërkombëtar të Muzikës – DAM, i cili do të mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

@Fluidi

Provo po ashtu

frika feja kontrolli

Arsyet pse njerëzit krijuan fenë dhe mitet

A ka gjë që frika nuk e arrin dot? Që nga provokimi i luftërave dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.