Ballina / Fashion/Beauty / Thinja në moshë të re? Ja pse !

Thinja në moshë të re? Ja pse !

Thinjat shihen pothuajse gjithmonë si shenja të moshës. Por jo gjithmonë, flokët e bardhë flasin për plakje. Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut.

Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa femra/meshkuj mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at.

Mosha e shfaqjes së thinjave të para është e lidhur fort me dy faktorë kryesorë: raca (njerëzit që i përkasin racës kaukaziane thinjen më shpejt se aziatikët dhe afrikano-amerikanët) dhe gjenetika (nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, edhe jo do të keni të njëjtin fat).

Por nëse shikoni flokët e parë të bardhë relativisht herët, arsyet mund të jenë edhe të tjera. Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre të parakohshme mund të jenë duhanpirja ose edhe ndotja ambientale (rrezet ultravioletë apo ndotja e ajrit).

Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jenë shenjë e një sëmundjeje si vitiligo (një sindromë e lëkurës që shkakton humbjen e pigmentimit), një lloj i anemisë (kur trupi ka vështirësi në përthithjen e vitaminës B12) apo probleme që kanë të bëjnë me gjëndrat e pështymës apo me tiroidet.

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.