Ballina / BOTA / Theresa May ofron një votim të “shansit të fundit” për Brexit-in
theresa may

Theresa May ofron një votim të “shansit të fundit” për Brexit-in

Kryeministrja britanike, Theresa May u ofroi ligjvënësve një shans për të votuar në një referendum të ri lidhur me daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, por vetëm nëse mbështesin planin e saj për Brexit-in.

Zonja May tha të martën se një ligj që ajo parashikon t’ia paraqesë parlamentit muajin e ardhshëm do të përfshijë një klauzolë për të votuar nëse duhet mbajtur ose jo një referendum i dytë për të dalë nga BE-ja, një kërkesë kyçe e shumë ligjvënësve të opozitës.

Kryeministrja britanike ofroi gjithashtu marrëveshje më tërheqëse tregëtare me BE-në si një stimul për atë që ajo e quan “një shans të fundit” për të finalizuar planin e Brexit-it.

Stimujt janë lëshime madhore nga zonja May dhe pjesë e fushatës së saj të fundit për të siguruar mbështetjen në Parlmentin e përçarë dhe për të lënë detyrën me një trashëgimi pozitive.

Një marrëveshje e mëparshme që zonja May e kishte arritur me BE-në, është hedhur poshtë nga ligjvënësit tre herë. Ajo ka në plan t’u kërkojë ligjvënësve të votojnë përsëri javën e 3 qeshorit.

Britania votoi për të dalë nga BE-ja para tre vjetësh dhe ishte parashikuar të shkëputej më 29 mars, por blloku prej 28 anëtarësh e shtyu afatin deri më 31 tetor.

Provo po ashtu

london transport

Dhjetë kandidatë do të garojnë për kryeministër të Britanisë

Dhjetë kandidatë do të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore në Mbretërinë e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.