fbpx

Thënie të urta nga Mason Cooley

Mason Cooley (1927 – 2002) ishte një akademik letrar amerikan dhe aforist.

Për lexuesit tanë kemi përzgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura:

Nëse jeton vetëm, e ke më të vështirë të gjesh dikë për t’i hedhur fajin.

Ruajtja e traditave është kthyer në një pasion simpatik, si koleksionimi i pullave të postës.

Vdekja është e llahtarshme, e po njësoj edhe jeta e pasosur.

Fëmijët përdorin të gjitha dhelpëritë e tyre për të patur çfarë duan nga të rriturit. Të rriturit bëjnë të njëjtën gjë me femijët.

Me të njëjtin hap që rritet barazia, rritet edhe numri i njerëzve që luftojnë për të sunduar.

Tekefundit, të besuarit verbërisht është i vetmi lloj besimi.

Besimi sposton male, por duhet të vazhdosh të shtysh ndërkohë që je duke u lutur.

Paraja është pushtet në gjendjen e tij më të rrjedhshme.

Paraja është për ekzistencën sociale njëlloj si shëndeti për trupin.

Frika dhe gënjeshtrat intensifikojnë vetëdijen.

Hyjnitë po na vëzhgojnë, por me përtaci, me gogësitje.

Pasioni për paranë nuk ndryshon kurrë.

Hipokrizia është lëkura e jashtme e cinizmit.

Udhëtarët nuk mendojnë kurrë se ata janë të huajt.

Pasioni është i stuhishëm. Dashuria është e qetë.

Në dashuri, shqetësohemi më shumë për domethënien e heshtjeve se për domethënien e fjalëve.

Sa më i lartë zëri i moralit, aq më i dyshimtë moralisti.

Trupi ka një mendje të veten.

Qëllimi i ambicies letrare është të arrijë të shfaqë madhështinë shpirtërore të një njeriu.

Kurrë mos i bëj pyetje një personi të mërzitshëm.

Ngjarjet quhen të pashmangshme vetëm pasi kanë ndodhur.

Sapo ngutem të kap telefonin, resht së tringëlluari.

Të gënjyerit për qejf, ose është art ose sëmundje.

Pabesisë zakonisht i pëlqejnë diskutimet mbi miqësinë e besnikërinë.

Gabimet janë forma universale e origjinalitetit.

Humorizmi nuk na shpëton nga palumturia, por na lejon t’i largohemi disa hapa.

E kuptoj se ç’do të thuash, por e mendoj ndryshe.

Paqja e vërtetë është të gjendesh jashtë rrezes së dëgjimit.

Realitet është emri që u japim zhgënjimeve tona.

Të derdhësh lot për kohën e çuar dëm është sërish kohë e çuar dëm.

Vetëm ai që e ka zemrën të thyer e njeh të vërtetën mbi dashurinë.

Njerëzit e shkolluar nuk ndajnë të njëjtin grumbull informacionesh, por të njëjtin stad mendor.

Kush nuk do të hiqte dorë nga inteligjenca për pushtet e bukuri?

Femrat i shtyjnë meshkujt që të jenë foshnjarakë, pastaj i qortojnë.

Gazetaria nuk e pranon kurrë se nuk po ndodh kushedi se çfarë.

Sekretet e vërteta nuk janë ato që themi.

Mizoria zbutet nga frika, jo nga dhembshuria.

I vetmuari bëhet ose shkencëtar ose asgjë.

Disa dashuri janë si një ves që ka pushuar së qenët kënaqësi.

Shoqëria njerëzore kujdeset për vete duke e shndërruar natyrën në mbeturinë.

Ndihmo dikë që nuk ka dëshirë të kujdeset për veten dhe do të të ngjitet si një sëmundje vdekjeprurëse.

Pas dështimeve të mia të bujshme, nuk mund të kënaqem me një sukses mediokër.

Miqtë nganjëherë janë të mërzitshëm, por jo armiqtë.

Mirësjellja i thjeshton shumë gjërat, pothuajse sa paraja.

Miqësia është dashuri e bazuar në arsye, por pa seks. Dashuria është miqësi e bazuar në seks, por pa arsye.

Për të njohur dikë, shiko se si i shpenzon paratë e tij.

Urtësia e moshës: mos resht së ecuri.

Veç një Zot i vetëm dhe i gjithëpushtetshëm nuk ka arsye të gënjejë.

Shumë njerëz parapëlqejnë macet në vend të njerëzve të tjerë. Dhe shumë mace parapëlqejnë njerëzit në vend të maceve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.