Ballina / LIFESTYLE / Thënie motivuese nga Richard Branson
richard brandson

Thënie motivuese nga Richard Branson

Richard Branson është personi i cili, në një hapësirë kohore pak më të gjatë se dhjetë vite, ka menaxhuar ta shndërrojë një dyqan të vogël muzikor në biznes gjigant i cili operon në të gjitha kontinentet e globit.

Shumica e njerëzve të suksesshëm mbështeten në ‘shkencë’ kur është fjala për intervistat e punës.

Ata nuk e kanë shprehi të humbin kohë me pyetje jo relevante dhe budallaqe.

Në fakt, mos të themi të gjithë, por shumica prej tyre kanë një pyetje të preferuar të cilën ia bëjnë çdo kandidati.

Përmes asaj pyetje, personat e suksesshëm (të cilët janë punëdhënës) zbulojnë gjithçka që duan të dinë për një kandidat.

Elon Musk, drejtor i Tesla, SpaceX, etj.

“Je duke qëndruar në sipërfaqe të Tokës. Pastaj ec një milje në jug, një milje në perëndim dhe një milje në veri. Kështu përfundon saktësisht në vendin ku ke qenë duke qëndruar në fillim. Në cilin vend je?”

Sipas biografisë “Elon Musk: Tesla, SpaceX, and the Quest for a Fantastic Future”, Elon Musk preferon t’ua bëjë këtë pyetje kandidatëve për ta testuar inteligjencën e tyre.

Por ai gjithashtu është personi që ka shumë gjëra të mençura të thotë për jetën.

Më poshtë i keni disa nga thëniet e tij motivuese:

– Nëse jeni ndërmarrës dhe ende nuk keni bërë asnjë gabim, atëherë nuk jeni një ndërmarrës i vërtetë.

– Nëse nuk të pëlqen ajo çfarë po bëni, atëherë mos e bëni!

– Krenaria asnjëherë nuk më ndalon të kuptoj kur jam gabim!

– Asnjëherë mos e lini fjalën “nuk mundem” t’ju ndalojë t’i ndiqni ëndrrat dhe idetë që i keni.

– Më mirë është të premtoni pak dhe të dhuroni shumë sesa anasjelltas.

– Në biznes, si në jetë, është e rëndësishme të bëni gjëra të mira!

– Mbani mend: Askush i cili ka qenë afër vdekjes, nuk ka qenë i penduar se ka shpenzuar shumë pak kohë në zyre të punës!

– Nuk jeni automatikisht person me fat. Duhet të punoni për këtë!

– Slogani im është ky: bëhuni të lumtur dhe paraja nuk do të jetë problem!

– Bëhuni miq me armiqtë! Ky është rregull që vlen në biznes po aq shumë sa vlen në jetë.

– Jam krejtësisht i bindur se asgjë në jetë nuk është e pamundur.

@Fluidi

Provo po ashtu

uji

Sa litra ujë duhet t’i pimë gjatë ditëve të nxehta të verës

Ekspertët thonë se gjatë verës është esenciale konsumimi i disa litrave ujë në mënyrë që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.