Ballina / BOTA / Themeluesi i Wikileaks Assange dënohet me burg
julian assange

Themeluesi i Wikileaks Assange dënohet me burg

Themeluesi i platformës Wikileaks u dënua në Londër për shkak të shkeljes së kushteve të garancisë së sigurisë me 50 javë burg. Ky nuk mendohet se do të jetë i vetmi vendim gjyqësor kundër Assange.

Vendimin e mori Southwark Crown Court në Londër. Julian Assange u arrestua në fillim të prillit, pasi pati gjetur strehim me vite të tëra në Ambasadën e Ekuadorit. Po në të njëjtën ditë, një gjykatë britanike e quajti atë fajtor, se me arratinë në ambasadë pati shkelur kushtet e garancisë. Kur mbërriti në sallën e gjyqit në lagjen e Londrës Southwark, australiani 47 vjeçar tregoi grushtin e tij të mbledhur. Disa demonstrues mbanin pankarta me mbishkrimin “Lëreni të lirë Assange”.

Themeluesi i platformës së zbulimit Wikileaks u arratis në vitin 2012 në Ambasadën e Ekuadorit. Në këtë moment atë duhet ta ekstradonin në Suedi, ku duhej të dilte para gjyqit nën akuzën e përdhunimit dhe të dhunë seksuale. Assange kishte frikë se Suedia do ta ekstradonte në SHBA, ku e kërcënon një proces për shkak të dokumenteve amerikane për luftërat në Afganistan dhe Irak, të publikuara në Wikileaks.

Qeveria e SHBA ka paraqitur një kërkesë për ekstradim, kundër së cilës Assange do të paraqesë kundërshtime. Vendimi për kërkesën për ekstradim mund të kërkojë vite.

Provo po ashtu

pacolli

Pacolli për tri prioritetet gjatë kryesimit të SEECP nga Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, në një konferencë për media ka prezantuar marrjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.