“The Times” publikon një shkrim të gjatë për Kosovën dhe figurat kyçe të saj

Pa miq në pozita të larta: Pse Albin Kurti nuk po mund të formojë koalicionin. Kështu e titullon shkrimin e saj të fundit për Kosovën e përditshmja britanike “The Times”. Infoglobi ua sjell shkrimin të shqipëruar në tërësi.

Njeriu që do të ishte kryeministër i Kosovës ka ofenduar shumë njerëz në rrugëtimin e tij nga rebeli tek politikani kryesor, shkruan Hannah Lucinda Smith në Prishtinë.

Fuqia (pushteti) mund të paraqesë dilema kur keni bërë emrin tuaj si rebel, siç po shihet në rastin e Albin Kurti, që mund të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Z. Kurti, 44 vjeç, u bë i famshëm si një aktivist në fund të viteve 1990, duke demonstruar kundër shtypjes në rritje kundër shqiptarëve të Kosovës nga Serbia e Slobodan Miloseviqit. Me flokë të gjatë e kaçurrela , ai drejtoi protestat e studentëve në Universitetin e Prishtinës, punoi për krahun politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u burgos nga regjimi i Millosheviçit për gati tre vjet.

Në epokën e pasluftës ai kritikonte misionet ndërkombëtare të ngarkuara me mbikëqyrjen e rimëkëmbjes së Kosovës, së pari KB dhe më vonë BE.

Kur Kosova fitoi pavarësinë e saj në vitin 2008, ai  e kritikoi edhe atë, duke refuzuar të njohë flamurin e saj dhe duke preferuar të shfaqej para shqiponjës dykrenare të Shqipërisë, me të  me të cilën ai avokon bashkimin. Ai ka hedhur gazin lotësjellës në parlament dhe ka organizuar demonstrata.

Burokratët ndërkombëtarë flasin për të me një përzierje dashurie, admirimi dhe ekzaltimi.

Z. Kurti linte përshtypjen e personit me imazh problematik, por në tetor partia e tij e majtë Vetëvendosje mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare; një rezultat shokues  që nxorri në rrugët e Prishtinës turma njerëzish festiv. Për përkrahësit e tij, Z. Kurti është një figurë gati-mesianike që premton të çojë vendin e trazuar në një epokë të re.

Megjithatë, kanë kaluar tre muaj dhe ai ende është duke pritur të marrë çelësat e zyrës së tij. Me vetëm 26.3 përqind të votave partia e tij duhet të krijojë një koalicion në mënyrë që të qeverisë – dhe problemi është se partnerët e tij të mundshëm janë të njëjtat parti që ai i ka kundërshtuar në mënyrë të zëshme dhe të vazhdueshme. Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi, e cila fitoi shumicën e votave në mesin e pakicës serbe të Kosovës, që përbën 6 përqind të popullsisë, e akuzoi atë për “shovinizëm të pandërprerë dhe urrejtje ndaj gjithçkaje serbe” pasi ai tha se partia nuk do të përfshihej në qeveria.

Kur foli me Times, z. Kurti ishte në vlugun e negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partia e dytë në vend, negociata këto që si theksoi atëbotë Kurti janë përmbushur 99 përqind. Por, nga ajo që besohej si marrëveshje e arritur, doli se bisedimet u prishën përsëri. Në fund të muajit të kaluar, parlamenti u konstituua , në pritje të një qeverie të pakicave dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja nëse ajo dështon.  Isa Mustafa, udhëheqësi i LDK-së, fajësoi zotin Kurti për bllokimin, duke pretenduar se Vetëvendosje ndjekë politikë të “fajësimit”.

Z. Kurti arësyetohej se ka shumë çka për të fajësuar. Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), LDK ka dominuar politikën kosovare që nga fundi i luftës së viteve 1998-1999. Presidenti Thaci, 51 vjeç, që vjen nga radhët e PDK-së, së shpejti mund të përballet me  gjykatën ndërkombëtare për pretendimet se ishte i përfshirë në një zingjirë të trafikimit të organeve gjatë konfliktit.

Korrupsioni dhe nepotizmi kanë lulëzuar para syve të tyre , ndërsa Serbia ka filluar një përpjekje për t’i bindur vendet të tërheqin njohjen e tyre të shtetësisë së Kosovës. Në një përpjekje të dukshme për të përmirësuar imazhin e tij ndërkombëtar dhe për të arritur një zgjidhje të shpejtë me Beogradin, Z. Thaçi nisi bisedime prapa dyerve të mbyllura për një marrëveshje shkëmbimi tokash me Presidentin Vucic të Serbisë; një plan gjerësisht jopopullor , që ndihmoi kritikun e idesë së tillë Kurtin për fitoren në zgjedhjet e tetorit.

“Presidenti kishte dy vjet për të bindur popullin e Kosovës për idenë e tij për shkëmbimin e tokës dhe ai arriti të nxisë protestat më të mëdha në historinë e pasluftës së Kosovës – kundër vetvetes. Ai dështoi, “tha zoti Kurti.

Për akuzat e krimeve të luftës, zoti Kurti thotë se nëse Z. Thaçi dhe Ramush Haradinaj (51), kryeministër deri në korrikun e vjetëm, kanë ndonjë akuzë për t’u përgjigjur, ata duhet ta bëjnë këtë në një gjykatë kosovare, jo ndërkombëtare. Brenga më e madhe, këmbëngul Kurti, është ajo se çfarë kanë bërë ata pas përfundimit të luftës.

“Ne kemi edhe panumër prova të krimeve të paqes poashtu, dhe asgjë nuk po bëhet për to. Si jështë e mundur që ata të jenë ndër njerëzit më të pasur në vend? ”

Derisa z. Kurti ishte duke negociuar me LDK-në, aktivistët e VV-së kanë vazhduar të protestojnë. Muajin e kaluar ata protestuan kundër vizitës së Z. Vuçiç në Tiranë, kryeqytetin shqiptar, ku ky i fundit shkoi për bisedime me drejtuesit e tjerë të Ballkanit për krijimin e një “mini-Shengen” rajonal, një zone të lirë të qarkullimit.

Vetë Kurti ka adoptuar një ton më shtetëror që nga zgjedhjet, duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter se: “Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. ”Këto ditë, ai mban flokë të shkurtëra dhe kostume.

Por kritikët thonë se ai mund ta ketë të pamundur të shkëputet krejtësisht nga e kaluara e tij radikale, dhe të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një zgjidhje me Serbinë, pengesa që po e pamundëson Kosovën të tejkalojë paradigmën e saj të pasluftës. Partia e tij gjithashtu ka vuajtur nga grindjet e brendshme. Shpend Ahmeti, 41 vjeç, kryetari (nga VV) i Prishtinës, u largua nga kjo parti në maj 2018, duke thënë se ai “nuk beson më se organizata në gjendjen e saj aktuale është rruga më e shpejtë për ndryshime”.

Shkodran Ramadani, një analist politik dhe ish anëtar i Vetëvendosjes, i dëbuar gjashtë vjet më parë sepse avokoi për dialogun me Serbinë, tha që z. Kurti, i cili tani është i hapur edhe për mundësinë e bisedimeve, është “moderuar, por jo shumë”.

“Kjo është arsyeja pse ai fitoi, sepse njerëzit besojnë se ai është reformuar. Ai gjithmonë ka thënë se kërkesat e Kosovës janë shumë të dobëta, ai e shihte atë si dobësi të elitave. Tani ai do të shohë që nuk mund ta detyrojë Serbinë. Nëse ai mendon se mund të marrë njohje nga Serbia pa dhënë asgjë, atëherë dështimi është i garantuar, “tha z. Ramadani.

“Por fitorja e tij është pozitive në shumë mënyra. Ai është si një frymëmim i ajërit të pastër, pavarësisht kritikave. Do të jetë e lehtë për të të sundojë më mirë se Haradinaj, por unë do ta gjykoj sipas standardeve të tij. “. / The Times

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!