Ballina / Galeria / The Telegraph: Jo Bjeshkë të Nemura, po Bjeshkë të Bekuara

The Telegraph: Jo Bjeshkë të Nemura, po Bjeshkë të Bekuara

Mediumi britanik The Telegraph shkruan se Bjeshkët e Nemuna (Mallkuara) do të kishin emër më të qëlluar po të quheshin “të bekuara” .

Mos lejoni që të ngatërroheni nga emri, shkruan kjo e përditshme.
Për eksploruesit e maleve që pëlqejnë rrugët më të largëta, peizazhin mahnitës dhe mikpritjen ballkanase, kjo ecje tetë-ditore paraqitet si një nga aventurat më të mëdha verore në rajon. Shqipëria është në çfarëdolloj forme një destinacion i epërm udhëtimi – është krenare, tepër e bukur dhe e pasur në tradita – por sa i takon ecjes nëpër male ajo është një shteg i paharrueshëm.

Bjeshkët e Namuna mbretërojnë mbi Europë
Alpet Dinarike, në të cilën bëjnë pjesë Bjeshkët e Nemuna, ndodhen disa orë në veri të kryeqytetit të vendit, Tiranës. Shkëmbinj madhështorë gri ngrihen mbi fusha magjepsëse me lule. Lumenj të kulluar përshkojnë tej-për-tej luginat e gjelbërta. Shtigje të gjata gjarpërojnë mes-për-mes maleve dhe ndeshen rrallë me ndonjë stan apo han të braktisur.

Malet më të mira të Europës për ngjitje?
Ky shteg europian ndodhet në një pjesë të izoluar por të mrekullueshme të kontinentit. Edhe pse shiu gjatë verës është i rallë, moti gjithsesi mund të jetë variabël, kështu që merrni me vete një mushama si dhe ndonjë kapele me strehë dhe pantallona të ndryshme.
Do të ecni një javë nëpër peizazhe mahnitëse. Në një pikë të caktuar rrugëtimi ngjitet në lartësinë marramendëse prej 2,217m në Malin e Arapit, i njohur si “Matterhorn-i i Shqipërisë”.
Mikëpritja në këto zona të larta nuk është më pak e mrekullueshme. Malet kanë disa fshatra të lidhura me njëri-tjetrin, kështu që akomodimi kryesisht do të kryhet në shtëpiza të vogëla fshati. Dhomat do të kenë dritare dhe një vakt të kënaqshëm.
Ka një arsye të mirë përse udhëtarët e shumtë flasin me tone të mrekulluara. Çdokush që e vlerëson magjepsjen e pastër të aventurës, ka disa mundësi edhe më tërheqëse për të ngjitur disa prej majave më të paarritshme të Ballkanit, duke përdorur veshje të përshtatshme sportive si dhe rroba që iu mbrojnë nga dielli, për të hyrë në zemrën e Bjeshkëve të Namuna.
Shumica e shtigjeve është e aksesueshme vetëm gjatë muajuve të verës, çka e bën edhe më të magjishme virgjërinë e tyre. Shijet e malit që mund të provohen janë trofta e egër e pjekur si dhe rakia e kumbullës. James Ottery/The Telegraph

 

Provo po ashtu

Haradinaj tregon të mirat e autostradës së Dukagjinit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka renditur disa statistika, …