Ballina / Kulturë / The New York Times` shkruan për festivalin `Sunny Hill`
dukagjin lipa

The New York Times` shkruan për festivalin `Sunny Hill`

Me titullin “A mundet një festival i muzikës ta bëjë Kosovën ‘cool’?”, mediumi prestigjioz “New York Times” i ka kushtuar një reportazh të gjatë festivalit “Sunny Hill” të mbajtur më 10, 11 dhe 12 gusht në Prishtinë.

Shkrimi i gazetarit Alex Marshall sjellë një bisedë me të atin e Dua Lipës, Dukagjin Lipën, ku flasin për vështirësitë e të organizuarit një festival të tillë në Kosovë dhe motivet që e shtynë atë dhe vajzën e tij, Duan, të marrin përsipër një organizim të tillë.

“Pasditen e të premtes që shkoi, Dukagjin Lipa, 49 vjeç, u ul prapa skenës në festivalin e parë muzikor të përmasave të mëdha të Kosovës, me sy të zymtë dhe u përpoq t’i shpërfillte dy celularët që rrinin në tryezë përpara tij.‘Oh Zot”, tha ai. ‘Nuk kam fjetur për 48 orë’”, citon kështu “The New York Times” babain e Dua Lipës.

Prestigjiozja shkruan se themelimi i festivalit tre-ditor “Sunny Hill” – i kryesuar nga vajza e tij, ylli i popit Dua Lipa, doli të jetë i vështirë.

“Asnjë promotor nuk do të vinte me dëshirë në Kosovë. Është një makth logjistik. Është një makth financiar”, theksohet të ketë thënë Dukagjini për këtë medium, kur u pyet pse askush nuk kishte organizuar një ngjarje të ngjashme më parë.

Tutje “The New York Times” tregon se si familja Lipa janë shqiptarë etnikë, si rreth 90 për qind e popullsisë së vendit dhe se Dukagjin Lipa, si një ish muzikantë e ka ndjerë nevojën për të organizuar diçka të tillë në Kosovës për shkak të imazhit që ka vendi i tij viteve të fundit, transmeton më tutje “Zëri.info”.

“Në mendjen e shumë njerëzve, tha ai, imazhi i Kosovës është ende i formësuar nga lufta në fund të viteve 1990, në të cilat kryengritësit shqiptarë etnikë luftuan për pavarësi nga Serbia dhe kriza e refugjatëve që pasoi”, tregon “New York Times”.

Gazetarit të “New York Times” duket se i ka rënë në sy prania e ngjyrave të simboleve kombëtare të shqiptarëve, e kuqja dhe e zeza.

Në shkrim përmendet se Dua Lipa ishte veshur pikërisht kuq e zi dhe gjatë performancës se saj rreth 90 minutëshe dhe gjatë tërë kohës kishte komunikuar me publikun në gjuhën shqipe.

Ndërkaq shkrimi thekson se flamuri i kaltër i Kosovës nuk është se u pa në këtë festival përderisa përmendet formësimi i simbolit të shqiponjës me duar nga Dua Lipa dhe Action Bronson.

@Fluidi

Provo po ashtu

akil koci

Akil Kocit i ndahet Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”

Në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.