Ballina / Kulturë / ‘The New York Times’ dhe The ‘New Yorker’ fitojnë Pulitzerin

‘The New York Times’ dhe The ‘New Yorker’ fitojnë Pulitzerin

“The New York Times” dhe “The New Yorker” kanë fituar së bashku çmimin “Pulitzer” për shërbimin më të mirë publik gjatë kësaj të hëne, për zbulimin e skandalit të Harvey Weinstein, mes raportimeve që galvanizuan edhe lëvizjen “#MeToo” nëpër rrjete sociale, duke i dhënë një rëndësi kombëtare e ndërkombëtare ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

“The Times” dhe “The Washington Post” fituan gjithashtu çmimin e raportimit më të mirë kombëtar, për mbulimin që i bënë investigimit mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës të vitit 2016, si dhe kontakteve mes drejtuesve të fushatës së presidentit Trump dhe zyrtarëve rusë.

“The Press Democrat”, një medium i Santa Rosa, në Kaliforni, fitoi çmimin “Pulitzer” për raportimin e lajmit të fundit, mbi ngjarjet e zjarreve masive që pushtuan e shkrumbuan zona të tëra të Kalifornisë gjatë vjeshtës së kaluar, duke lënë të vdekur 44 persona e duke shkatërruar mijëra shtëpi.

“The Pulitzers”, çmimet më prestigjioze të gazetarisë në SHBA, reflektojnë kështu një vit të mbushur me lajme të pamëshirshme dhe me sfida të paprecedenta për mediet amerikane, teksa Trump vazhdimisht ka sulmuar raportimet e “lajmeve të rreme” dhe i ka quajtur gazetarët “armiq të popullit”.

Çmimet “Pulitzers” u njoftuan pasditen e kësaj të hëne nga Universiteti i Columbias, që administron këto vlerësime. Ky është viti i 102’të i garimit të themeluar nga botuesi i një gazete, Joseph Pulitzer. Fituesit e shërbimit më të mirë publik marrin medalje të arta, ndërsa të tjerët një çmim të konvertuar në parë prej 15 mijë dollarësh secili.

Aplikimet në total kanë qenë 2.400, ndërsa vetëm 21 projekte rezultuan fituese në garën e zhvilluar në New York City. Administratorja e “Pulitzers”, Dana Canedy, ishte ajo që shpalli listën e fituesve për vitin 2018.

Lista e plotë:

Shërbimi publik: New York Times dhe The New Yorker.

Raportimi i lajmit të fundit: The Press Democrat (Santa Rosa).

Raportimi investigativ: Stafi i The Washington Post.

Raportim shterues i thelluar: Stafi i Arizona Republic dhe rrjeti USA Today.

Raportimi lokal: The Cincinatti Inquirer, për raportimin e epidemisë së heroinës.

Raportimi kombëtar: Stafi i New York Times dhe Ëashington Post, për raportimin e ndërhyrjes ruse.

Raportimi ndërkombëtar: Claire Baldwin, Andreë R.C. Marshall dhe Manuel Mogato.

Shkrim individual “Feature”: Rachel Kaadzi Ghansah, nga GQ.

Komenti: John Archibald i Alabama Media Group

Kritika: Jerry Saltz i Neë York Magazine.

Shkrimi editorial: Andie Dominick i The Des Moines Register.

Karikatura editorialiste: Jake Halpern dhe Michael Sloan, Neë York Times.

Fotografia e lajmit të fundit: Ryan Kelly, The Daily Progress.

Fotografia “Feature”: Stafi i Reuters.

@Fluidi

Provo po ashtu

Carl Lutz Weg

Carl Lutz Weg, personi që shpëtoi 62 mijë hebrenjë

Edhe Zvicra kishte Schindlerin e vet. Siç zbulohet kohët e fundit, ai ishte një diplomat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *