Ballina / KURIOZITETE / The Mirror: Sipas FBI-së Hitleri kishte ikur në Argjentinë me rreth 50 njerëz
adolf hitler

The Mirror: Sipas FBI-së Hitleri kishte ikur në Argjentinë me rreth 50 njerëz

FBI-ja amerikane ka hulumtuar të dhënat sipas të cilave prijësi nazist Adolf Hitler ndoshta nuk ka vdekur më 30 prill të vitit 1945, por supozohet se ka ikur në Argjentinë me nëndetëse.

FBI ka pasur qasje në dokumentet nga të cilat është hequr shenja e fshehtësisë, e të cilat dëshmojnë për atë se Hitleri ka ikur në Amerikën Jugore me një nëndetëse pas përfundimit të Luftës së dytë botërore, pese pasi që, siç thotë historia zyrtare, është vrarë në bunker në Berlin.

Dokumentet mbajnë datën e 21 shtatorit 1945, dy javë pasi që Japonia është dorëzuar pasi që ShBA-të kanë hedhur bombat atomike, transmeton “The Mirror”.

Dosjet e FBI-së zbulojnë se për konstatimet se Hitleri ka mbijetuar është bërë hetim, kështu që ndër dokumentet ka shumë letra ndërmjet ish drejtorit John Edgar Hoover dhe vartësve të tij.

Thuhet se FBI informatat të cilat i ka zbuluar ia ka transmetuar shërbimit ushtarak të inteligjencës.

Në dokumente thuhet se lideri nazist ka arritur në Argjentinë me rreth 50 njerëz për të cilët besohet se janë zyrtarë të cilët kanë ikur nga Rajhu i Tretë dhe këngëtarët e familjeve të tyre. Thuhet se ka qenë keq me shëndet dhe se ka vuajtur nga astma dhe të thatët kur ka zbarkuar në Argjentinë.

Gjashtë zyrtarë argjentinas thuhet se i kanë ndihmuar Hitlerit për t’u vendosur në rrëzë të Andeve.

@Fluidi

Provo po ashtu

Mbretëresha Geraldinë ndihmohet nga gjinekologu grek

“Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 12 prillit 1939, në faqen n°5, një shkrim në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.