fbpx

The Economist: Politikanët e Kosovës i frikësohen Gjykatës Speciale

Gazeta britanike “The Economist”, në një artikull për zhvillimet e fundit në Kosovë, thekson se liderët kosovarë janë përpjekur që ta bllokojnë miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale edhe pse publikisht ata thonë se ky proces do ta pastrojë luftën e UÇK-së.

Sido që të jetë, The Economist shkruan se tani po afrohet koha për formimin e Gjykatës Speciale që do t’i gjykojë rreth dhjetë persona që thuhet se janë bosë të krimit të organizuar në Kosovë.

Po ashtu, “The Economist” shkruan se të akuzuarit mund të jenë figura të larta të politikës së Kosovës që thuhet se kanë kryer krime gjatë luftës.

Kjo gazetë shkruan, duke u thirrur në një politikan kosovar, se “bashkëpunëtorët e tij janë duke u frikësuar për vdekje” nga Gjykata Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.