Thaçi zhvillon bisedë telefonike me të dërguarin amerikan për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Emërimi juaj shton besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi në këtë bisedë telefonike, njofton Presidenca e Kosovës.

Presidenti Thaçi i ka thënë ambasadorit Grenell, se emërimi i tij “është konfirmim i përkushtimit personal të presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Më herët edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të zhvillojë një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar. Ato janë lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili e mirëpriti emërimin e të dërguarit të posaçëm amerikan, duke thënë se SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

LEXO edhe:  Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

BE-ja konfirmon bashkëpunimin me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi 

Matthew Palmer , përfaqësues i veçant i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor

Aktualisht SHBA-të kanë të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, të cilin sivjet në gusht e kishte emëruar Pompeo, dhe tani ka të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.