Nga arkivi

Thaçi uron Qeverinë Hoti

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka përgëzuar deputetët për votimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Ai e ka uruar atë dhe i ka ofruar bashkëpunim.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare. Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar Thaçi.

Me 61 vota për, 24 kundër e 1 abstenim, sot është votuar Qeveria Hoti. Kjo qeveri erdhi pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, e cila u rrëzua me iniciativën e partnerit bashkëqeverisës LDK dhe me ndihmën e PDK-së, AAK-së, NISMA-së..

Partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje, nuk është pjesë e qeverisë së re.

Vetëvendosje po kërkon zgjedhje.

LEXO edhe:

Minut pas minuti, seanca e votimit për qeverinë e re

Seanca për shkarkimin e Qeverisë Kurti; Direkt dhe minut pas minuti

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.