Ballina / KOSOVA / Thaçi: UÇK nuk ka pasur më shumë se 15-mijë luftëtarë
hashim thaci

Thaçi: UÇK nuk ka pasur më shumë se 15-mijë luftëtarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka pasur më shumë se 13-mijë deri në 15-mijë luftëtarë.

Në një intervistë për Televizionin Publik, ai ka thënë se i jep mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë dhe pohoi se drejtësia duhet të shkojë deri në fund në identifikimin e çdo rasti të listës së veteranëve.

“Për mua është shqetësuese kur shoh në listën e veteranëve ‘mashtrues’, njerëz që kanë qenë aksionar të vërtetët të UÇK-së”, tha Thaçi.

Presidenti sqaroi se Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka pasur më shumë se 13-mijë, apo maksimalisht 15-mijë luftëtarë.

Ai pohoi se është cenuar vlera e vërtet e luftëtarëve të lirisë dhe është ndjerë keq kur ka parë luftëtarët e vërtetë në listat e veteranëve “mashtrues”, ndërsa pohoi se është shumë lehtë të vërtetohet lista e vërtetë e veteranëve.

“Vetëm le t’i shikojnë listat e pas luftës së UÇK-së dhe le t’i shikojnë listat e IOM-it”, ka thënë presidenti Thaçi.

@Fluidi

Provo po ashtu

thaçi në austri

Thaçi: Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse sjell njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që procesi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.