Thaçi: Takimi në Bruksel i rrezikshëm, asociacioni goditje për shtetin

Dialogun e te enjtës në Bruksel, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka përshkruar të rrezikshëm për Kosovën.

Ai ka folur të martën për këtë çështje, duke thënë se bëhet fjalë për agjendë të Serbisë dhe se çështja e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe është e para një dekade dhe e rrezikshme.

“Është agjendë e Serbisë që procesin e çon drejt degjenerimit të plotë dhe me tendencë të dobësimit të shtetit të Kosovës  Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel pas një dekade është rikthim prapa për Kosovën, është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cënim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e Republikës Serbe në Kosovë. Parlamenti duhet të jetë shumë i vëmendshëm”, ka thënë Thaçi.

“Takimi i së enjtes është i rrezikshëm për shtetin e Kosovës dhe është agjendë e Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.