fbpx
Nga arkivi

Thaçi: Specialja të zgjasë deri në përfundimin e saj nga Këshilli i BE-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një videomesazhi ka thënë se ka kërkuar nga Kuvendi që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjasë deri kur njoftimi për përfundimin e mandatit të bëhet nga Këshilli i BE-së.

Ai tutje është shprehur optimist se do të marrë përkrahjen e deputetëve.

Thaçi tutje ka shtuar se gjykatat që janë caktuar nga bashkësia ndërkombëtare për të gjykuar luftën e UÇK-së janë të padrejta.

Sipas tij, fati i Kosovës nuk duhet të jetë në dorën e atyre që nuk e dëshiruan lirinë e vendit.

“I kam ndjekur iniciativat që kanë nisur për skadimin e Gjykatës Speciale, e dimë që këto vite Kosovës nuk i kanë munguar gjykatat, dhomat e specializuara janë gjykata e pestë me radhë ndërkohë heshtja ndërkombëtare po aprovohet si amnistim i gjenocidit të Serbisë. E dimë se sa shumë dhe padrejtësisht për këto dy dekada me radhë ka pasur akuza dhe shpifje kundër luftës të cilat janë kthyer në çështje gjyqësore e pastaj janë kthyer baltë mbi luftën tonë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova e lirë lindi nga dhimbjet e mëdha të luftës që u zhvillua në përkrahje të partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas tij, pa përkrahjen e tyre Kosova nuk do të ishte e lirë.

“Prandaj sado e dhimbshme dhe e gjatë mund të duket rruga për zbardhjen e krimeve, nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç rrugës së drejtësisë. Ne nuk mund të lejojmë që për fatin tonë të vendosin akterët ndërkombëtarë që ishin kundër lirisë tonë. Drejtësinë duhet t’ia lëmë drejtësisë dhe politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi”, ka shtuar tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.