hashim thaçi

Thaçi: Shqipëria përfshihet kot. Ndarjet territoriale janë destabilizuese

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës , për të cilin raportohej se është në dijeni e në pajtim për idenë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë, më në fund u prononcua dhe u distancua publikisht nga një gjë e tillë.

Në konferencë për media me presidentin e Sllovenisë , Borut Pahor, të mbajtur të hënën në Prishtinë, Thaçi u ballafaqua me pyetjen se e gazetarëve se a qëndron prapa ideë për ndarje dhe a e mbështet ate.

“Idetë e tilla nuk sjellin paqe as stabilitet, nuk janë të institucioneve të Kosovës”, është shprehuri pari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij ” idetë për ndarjen e Kosovës kanë ekzistuar edhe më herët”, por si ka theksuar Thaçi ” idetë e tilla janë destabilizuese dhe të dëmshme për Kosovën”.

“Kjo është gjë e vdekur. Ka pasur ide për ndarje më herët, por unë kam qenë i qartë, respektimi i integritetit territorial është tejet i rëndësishëm”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Presidenti i Kosovës po ashtu ka thënë se ai respekton Kushtetutën e Kosovës dhe se për të Deklarata e Pavarësisë është Bibël e Kuran.

Thaçi ka përmendur edhe përfshirjen e Shqipërisë, përkatësisht kryeministrin Edi Rama, si përkrahës i planit për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve

“Janë të kota përfshirjen e Shqipërisë në këtë. Kosova është vend sovran dhe vendos vet. Kush mendon se ne diskutojmë për Kosovën përmes Shqipërisë e ka gabim”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deri tash nuk ka pasur ndonjë prononcim publik për idenë e shkëmbimeve territoriale.

Gjermania kundërshton idenë për ndarje territoriale e për shkëmbim

Austria : Qëndrimi për Kosovë nuk ka ndryshuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.