Ballina / KOSOVA / Thaçi s’flet pas takimit me Palmerin, LDK thotë se ai foli si të arrihet paqja me Serbinë

Thaçi s’flet pas takimit me Palmerin, LDK thotë se ai foli si të arrihet paqja me Serbinë

Palmer ka takuar edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj kreun e PDK-së, Kadri Veselin

Palmer është takuar edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, por ata nuk kanë folur për medie

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, së bashku me nënkryetaren, Vjosa Osmani, takuan zv. ndihmës sekretarin e shtetit, Mattheë Palmer në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në një kumtesë të LDK-së thuhet se gjatë këtij takimi shumë produktiv, u diskutua lidhur me çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Kryetari Mustafa e falënderoi zv. ndihmës Sekretarin Palmer për angazhimin shumë aktiv dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara si dhe për angazhimin e tij personal për ta përkrahur Kosovën në të gjitha prioritetet dhe sfidat që na presin.

Përfaqësuesi Special Mattheë Palmer foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, thuhet në kumtesë.

Palmer është takuar edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, por ata nuk kanë folur për medie.

Më parë Palmer ka takuar edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Palmer ndërkaq sot nuk do të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin pasi që ai momentalisht është bërë e ditur se gjendet në një vizitë zyrtare jashtë shtetit.
Para ardhjes në Kosovë, Palmeri qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.