fbpx

Thaçi: Serbia të kërkojë falje, do të ketë padi

Vjenë. – Shefi i dipomacisë kosovare, Hashim Thaçi, kërkon nga Serbia kërkim falje për viktimat e luftës në Kosovës të 90-ave, paralajmëron ngritjen e padisë për gjenocid dhe e kritikon Beogradin.

Në një deklaratë për “Standard”-in vjenez, Thaçi thotë se do të ishte mirë nëse Serbia do të merrte modelin e Afrikës së jugut dhe të kërkonte falje për viktimat në Kosovës.

“Mirëpo, jemi dëshmitarë se Serbia ende po kundërshton të kërkojë falje. Prandaj duhet të gjejë rrugë ligjore që ta dokumentojmë historinë dhe të gjejmë së paku pak ngushëllim për anëtarët e familjeve të mbi 10.000 njerëzve të vrarë dhe 20.000 femrave të dhunuara”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Prishtina mbi këtë është duke biseduar me aleatët e saj dhe avoketët.

Kjo nënkupton, ka thënë ai, si po shqyrtohet se si të paraqitet kërkesa për t’i ditur vrasësit serbë të vitit 1999.

Me rastin e paralajmërimit të padisë për gjenocid kundër Serbisë, Thaçi thotë se për këtë ka disa mundësi, por edhe se qindra shqiptarë që jetojnë në ShBA dhe Evropë, po kërkojnë zhdëimtim nga Serbia.

“Qeveria e atëhershme është përgjegjëse për shkatërrimin e 65 për qind të pronës private të kosovarëve. Ekziston mundësia që të ftojmë Tribunalin e Hagës për krime të luftës”, ka thënë Thaçi.-InfoGlobi