Thaçi: Rekomanduam procedimin e Speciales

 

“Sot ka qenë mbledhje e zakonshme për të diskutuar rendin e ditës për seancën e nesërme. Po në të njëjtën kohë është diskutuar edhe sa i përket procedimit të mëtutjeshëm të amendamenteve për gjykatën speciale dhe unë dëshiroj të besoj por ishte edhe këshillë por rekomandim që gjatë javës së ardhshme kjo çështje të procedohet në Kuvendin e Kosovës dhe Kuvendi në javën e ardhshme të voton pro themelimit të Gjykatës Speciale”, tha Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci pas takimit të grupit parlamentar të PDK-së.

“Krijimi i Gjykatës Speciale është në interesin e politikës së Kosovës, interesin e institucioneve të vendit, në interesin e shoqërisë kosovare, interesin e perspektivës euroatlantike, por në të njëjtën kohë natyrisht është në interesin edhe se kaluarës dhe së ardhmes së shtetit të Kosovës dhe vazhdimësisë së thellimit të partneritetit me BE-në, NATO-në dhe SHBA-në. Prandaj, ndajmë vlera të njëjta, interesa të njëjta, prandaj kjo gjë do të ndodh në javën e ardhshme”, theksoi mes tjerash ai.

Ndryshimet kushtetuese kishin dështuar të marrin dy të tretat e votave herën e parë me 26 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!