Ballina / KOSOVA / Thaçi: Raportet me Maqedoninë mbesin të mira, Zaevin e mashtruan
hashim thaci

Thaçi: Raportet me Maqedoninë mbesin të mira, Zaevin e mashtruan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili kishte rënë pre e një telefonate të disa komikëve e ku kishte deklaruar se ‘Kosova do t’ia jap 10 komuna Serbisë’.

Lidhur me këtë, Thaçi është pyetur nga gazetarët, ku edhe u thotë se ‘mbrëmë e ka telefonuar kryeministri Zaev dhe i ka kërkuar falje”. “Sa i përket pyetjes tuaj dhe kryeministrit Zaev, unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike rreth 20 minuta me kryeministrin Zaev. Zaev më ka thirrë mua për t’u sqaruar me atë çka ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë shumë qartë se ishte një rrethanë se ka qenë pre e mashtrimit dhe gjitha që ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës që do t’i ipen Serbisë, i ka thënë duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat apo lansimet e gazetës Sputnik. Më ka kërkuar falje dhe ka potencuar se ajo që ka folur me mashtruesit dhe ato që kanë folur në telefon janë gjëra që nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe ka potencuar se nuk ka asnjë fakt, evidencë, asnjë informacion zyrtar për atë që ka deklaruar port ë gjitha i ka të bazuara në thashetheme lokale e ndërkombëtare dhe sipas tij të bazuara në informata të gazetës Sputnik dhe lajmeve tjera të rreme”, ka thënë veç tjerash presidenti Thaçi.

LEXO  Zaev: Po bisedohet që Kosova t’ia japë Serbisë 10 komuna …

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, këto komente i ka bërë sot pas takimit  lamtumirës me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Thaçi pas takimit tha se rrugëtimi Kosovës do të jetë i koordinuar me autoritetet e BE-së.’Synim të qartë kemi liberalizimin e vizave dhe perspektivën e qartë evropiane”, tha ai në një konferencë për media.

Provo po ashtu

masht-

Blerim Rexha në KTV: Ministri Bytyqi ka rekomanduar shuarjen e universiteteve

Blerim Rexha, ish-drejtor i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka akuzuar ministrin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.