Ballina / KOSOVA / Thaçi pritet nga kryeministri i Armenisë
thaci ne armeni

Thaçi pritet nga kryeministri i Armenisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur zyrtarisht në ceremoninë e hapjes së Samitit të 17-të të Frankofonisë, i cili po mbahet në Jerevan të Armenisë.

Në ceremoninë e pritjes së presidentit Thaçi shihet se është Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Michawlle Jean, si dhe bashkëshortët e tyre.

Gjatë këtij samiti, presidenti Thaçi pritet të takohet edhe me liderë të vendeve frankofone.

Ky samit i krerëve të shteteve dhe qeverive është instanca më e lartë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku Republika e Kosovës është anëtare vëzhguese që nga viti 2014, derisa gjatë këtij samiti pritet të na avancohet edhe statusi.

Kjo organizatë bashkon 84 shtete dhe qeveri anëtare, që kanë të përbashkët gjuhën frënge dhe vlerat që i ndajnë vendet e Frankofonisë.

@Fluidi

Provo po ashtu

kek

Hajrizi: Nuk është zgjedhur kushëriri i Thaçit për Drejtor

Faruk Hajrizi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka thënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.