Thaçi pritet me gardë shtetërore në Pentagon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderime nga garda shtetërore në Uashington, ku ka zhvilluar takim me zëvendës-sekretarin amerikan të mbrojtjes, David Norquist në Pentagon.

Në video shihet garda shtetërore amerikane që pret presidentin Thaci tek shkon në takimin e tij zyrtar në Pentagon, ku ka diskutuar në lidhje me thellimin e bashkëpunimit me SHBA’në dhe NATO’n në aspektin e sigurisë si dhe për përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Në pritje shihet flamuri i Kosovës krahas atij të SHBA’së.

Thaçi është në vizitë në SHBA dhe pas Pentagonit, ai pritet të bëjë një vizitë edhe në Departamentin e Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.