fbpx

Thaçi përgëzon Kosovën e Serbinë për Marrëveshjen e normalizimit ekonomik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë, për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik, sot në Shtëpinë e Bardhë.

Thaçi ka falënderuar SHBA-në për përpjekjet në këtë proces.

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, sot, në Washington. Falenderues ndaj Shtëpisë së Bardhë, presidentit Donald Trump dhe Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, vendet e punës dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”, ka shkruar ai në Twitter.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!