Ballina / KOSOVA / Thaçi përgatit çaj japonez, thotë se kultura e përgatitjes së këtij çaji është unike në botë

Thaçi përgatit çaj japonez, thotë se kultura e përgatitjes së këtij çaji është unike në botë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e vazhdon vizitën në Japoni, vizitë kjo që shënon edhe 10 vjetorin e lidhjes diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Pas takimeve me zyrtarë të këtij shteti, Presidenti po njihet nga afër edhe me kulturën dhe traditën e këtij vendi.

Thaçi është njoftuar edhe me traditën e përgatitjes së çajit, gjë të cilën e ka praktikuar edhe vet, duke përgatitur çaj sipas traditës japoneze.

“Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e udhëhoqa edhe vetë, në nderim të mikëpritjes dhe shijimit të natyrës”, shkruan Thaçi./InfoGlobi

Provo po ashtu

zgjedhjet maqedoni

Caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev pas takimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.