Ballina / KOSOVA / Thaçi: Për korrigjim së pari e kam lexuar nga presidenti Rugova
thaçi në austri

Thaçi: Për korrigjim së pari e kam lexuar nga presidenti Rugova

Në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se për idenë e korrigjimit të kufijve kanë folur edhe ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, Nexhat Daci e Lutfi Haziri.

Thaçi, është pyetur kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, se e kujt ka qenë ideja për korrigjim të kufijve me Serbinë, ndërkaq ai është përgjigjur se këtë ide e ka marrë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, akademik Nexhat Daci dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Thaçi tha se ideja e tij është bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Për korrigjim së pari e kam lexuar nga presidenti Rugova, Nexhat Daci, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Luginës me Kosovën”, tha Thaçi.

Thaçi nuk e potencoi kur e ka lexuar këte ide eas kur dhe ku e ka mbështetur idenë e tillë Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili ka ndërruar jetë para se të shpallej pavarësia e Kosovës. Për herë të parë për këtë ide Thaçi ka folur në vitin 2018.

@Fluidi

Provo po ashtu

embesoret, denimet, celularet.

New York: Dënime për këmbësorët që përdorin celularin në rrugë

Kalimi i rrugës duke përdorur celularin është shpallur vepër e kundërligjshme në metropolin amerikan Nju …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.