Thaçi organizon pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë

Në pritjen e organizuar nga presidenti Hashim Thaçi në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e rinj të institucioneve të cilët u përshëndetën nga Thaçi.

Prezent në ceremoni ishin edhe Kryeministri Albin Kurti e kryekuvendarja Vjosa Osmani.

Ishte Osmani ajo që mori vëmendje para disa ditëve kur zhvendosi fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi, kur u fut në zyrën e kryeparlamentarit.

Ndryshe Thaçi sot nuk ka marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit. Kurse gjatë ditës siç është bërë tashmë traditë ai iu drejtua Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.