Thaçi: Nuk i ndryshoj qëndrimet çdo 10-15 minuta

Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën për media, ka trajtuar një nga një zhvillimet e javës së kaluar, kur u nënshkrua marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë.

Për Thaçin është e pranueshme marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti, e madje thotë se nuk ka rëndësi që ai nuk ishte fizikisht i pranishëm në Uashington.

Presidenti thotë se ai nuk i ndërron pozicionet, herë të thotë se e pranon marrëveshjen, e herë jo. Këtu duket se e ka me kreun i AAK’së, Ramush Haradinajn, i cili të premten tha se nuk e përkrah marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, e pas pak doli pro saj.

“Unë nuk jam nga ata që marrë pozicione politike, duke i ndryshuar cdo 10-15 minuta herë me e pranu, herë mos me e pranu. Herë me dalë kundër, e herë këndej, por shikoj në rrafshin strategjik. E, orientimi strategjik i Kosovës është që të ruhet partneriteti i përjetshëm dhe besimi i plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi,

Ndryshe, Haradinaj të premten tha se marrëveshja për të cilën ishte dakorduar kryeministri Hoti për ta nënshkruar, pëmbante një pajtim tripalësh, pra Kosovë – SHBA – Serbi, për liqenin e Ujmanin, por që si ka deklaruar Haradinaj, ai ka ndikuar në riformulimin e paragrafit për Liqenin e Ujmanit. Këte pohim të Haradinajt e ka përgënjeshtëruar i pari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka deklaruar se në ditën kur “AAK ka njoftuar se ministrat e saj do të tërhiqen nga koalicioni (për çka pas pak AAK ka ndryshuar qëndrim), nuk ka ndodhur asnjë ndryshim i formulimit për Ujmanin”. Sipas Mustafës dakordimi dhe finalizimi i paragrafit kishte ndodhur një ditë paea dorëheqjeve të ofruara. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.