Ballina / KOSOVA / Thaçi niset për SHBA, do të ndjekë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Thaçi niset për SHBA, do të ndjekë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York, ka njoftuar zyra e presidentit përmes një komunikate për media.

Në Des Moines, kryeqytetin e Iowa-s, me të cilin është binjakëzuar Kosova, presidenti Thaçi do të vizitojë pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s.

Ai, po ashtu, do të takojë studentet kosovare që kanë shkuar të ndjekin studimet post-diplomike në kuadër të programit “Gratë në energji” të “MFK”.

Ndërsa, në New York, presidenti Thaçi do të ndjekë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi kryesor është pritja te Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump.

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Thaçi pritet të takojë krerë shtetesh të vendeve nga bota dhe liderë të organizatave ndërkombëtare.

Provo po ashtu

Qeveria

GAP: Më 2018 u shpenzuan 45 për qind më shumë për mëditje, se më 2017

Instituti GAP ka bërë një analizë të shpenzimeve publike të Qeverisë së Kosovës, duke i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.