Thaçi: Në speciale nuk jam pyetur për vrasjet e pasluftës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nga Gjykata Speciale është pyetur për periudhën nga viti 1991 e deri në qershor të vitit 1999.

Presidenti në “Pressing” tha se është pyetur për peridhën sa ka qenë studentë, por jo për kohën e pasluftës.

“Nuk jam pyetur për vrasjet e pasluftës, apo për vrasjet në LDK. Zero pyetje rreth kësaj.”, tha Thaçi.

Ndër të tjera, presidenti ka thënë se në Gjykatë është pyetur vetëm me aktivitetin e tij në UÇK.

Vlen të theksohet se presidenti Thaçi në muajin gusht u njoftua se është propuzuar aktakuzë ndaj tij nga Gjykata Speciale .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.