Ballina / KOSOVA / Thaçi në ShBA, ka gjasa të takohet me z. Trump
thaci bruksel

Thaçi në ShBA, ka gjasa të takohet me z. Trump

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka shprehur mirënjohje për administratën Trump rreth mbështetjes që po u bën negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Këto komente Thaçi i bëri gjatë takimit me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, i cilit i dha mbështetje për referendumin që do të mbahet në fund të këtij muaji në Maqedoni.

Presidenti Hashim Thaçi, ka konfirmuar mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se tashmë është i bindur që në Bruksel të bisedojë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Thaçi ka thënë se nuk pranon të diskutohet për ndonjë ndarje të mundshme të Kosovës.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri pas takimit me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, e për të cilin tha se kanë biseduar për zhvillimet në vend e rajon, duke i dhënë mbështetje të plotë referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni.

Presidenti Thaçi u ka bërë edhe njëherë thirrje partive politike në Maqedoni për pjesëmarrje në referendum dhe votimin pro marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Autor: RTK

@Fluidi

Provo po ashtu

ilir deda

Deda paralajmëron largimin nga politika

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka paralajmëruar largim nga politika. Ka thënë se është duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.