Ballina / KOSOVA / Thaçi në Bruksel kërkon liberalizimin e vizave
thaçi e tusk

Thaçi në Bruksel kërkon liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi takoi sot në Bruksel Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Përmes një njoftimi për media, zyra e presidentit bën të ditur se ai ka kërkuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, duke i cilësuar të pakuptimta e të papranueshme vonesat në këtë proces.

Sipas Thaçit, rajoni po vazhdon të jetë në një status-quo të vështirë, e cila, siç tha, i ngadalëson shumë procese.

“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë përgjigjja më e mirë ndaj këtij stagnimi”, u shpreh Thaçi.

Ndërkaq Brukseli kërkoi nga Thaçi pezullimin e taksës dhe vazhdimin e dialogut.

“Takim i mbarë me presidentin Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të rikthehet së shpejti në interes të stabilitetit dhe përparimit rajonal. E ripërsërita qëndrimin e BE-së se tarifa kundër-produktive së paku të suspendohet”, ka shkruar komisionari i BE-së për fqinjësi të mirë, Joannes Hahn në Twitter.

@Fluidi

Provo po ashtu

valon murtezaj

Pse ne ndryshojmë?

Apo, pse ne duhet të ndryshojmë, kur dihet që nuk është lehtë të ndryshojmë dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.