Thaçi: Mesazhi im nga Reçaku për burokratët e relativizmit ishte i qartë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Reçakun me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, duke përkujtuar Masakrën e 1999-ës të shkaktuar nga pushteti gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit.

Në një reagim në profilin e tij zyrtar në twitter , i reagon të gjithë atyre që masakrit të Reçakut i referohen si ngjarje e jo si masakër.

“Në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit, mesazhi im nga Reçaku për burokratët e relativizmit ishte i qartë: Reçaku ishte masakër dhe jo ‘ngjarje’. Kosova dhe Bosnja kanë përjetuar gjenocid dhe jo konflikt civil. Drejtësia do të triumfojë, dhe jo gënjeshtrat, mohimet dhe çmimet e rreme të Nobelit”, ka shkruar Thaçi në twitter.

Në Facebook ndërkaq ai bëri postimin e mëposhtëm ku përkujton se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.