Ballina / KOSOVA / Thaçi: Marrëveshja me Serbinë, gjasat minimale
hashim thaci

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë, gjasat minimale

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk është edhe aq optimist se do të ketë marrëveshje me Serbinë. Në një konferencë për media ai foli edhe për vikendin kaluar, ku është paralajmëruar se do të ketë trazira në veri.

Sipas tij, lajmet e rrejshme që u prezantuan dëshmuan se sa larg janë prej realitetit.

“Tema kryesore mbetet dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam thënë qe disa herë se është proces i vështirë, i rënd por i domosdoshëm. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë gjasat janë minimale. Por ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe Amerika”, ka thënë ai.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë konferencës së sotme ka falënderuar të gjitha institucionet e sigurisë për parandalimin e incidenteve dhe situatave të cilat do të ishin mesazh i keq i Kosovës në botë.

Thaçi ka thënë se Kosova do t’i përmbushë të gjitha marrëveshjet e Brukselit duke përfshirë edhe Asociacionin por me respektimin e Kushtetutës së Kosovës.

@Fluidi

Provo po ashtu

mali i zi

Mali i Zi bëhet vendi i 29-të në misionin e KFOR-it

Nga sot, Mali i Zi është vendi i 29-të që kontribuon në misionin më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.