Thaçi mandaton Kurtin për krijimin e qeverisë; VV fton Mustafën; Mustafa thërret Kryesinë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar zyrtarisht për dekretimin e Albin Kurtit për kryeministër të vendit.

“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin të institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

Albin Kurti, përmes një video-mesazhi, pasi e çoi në Presidencë emrin e tij për mandatar, i ka bërë thirrje LDK-së që të kthehet në tavolinën e bisedimeve për koalicion. Ai thotë se është i hapur për gjetjen e një kompromisi me partinë e Isa Mustafës, ndërkohë tregon se qasja aktuale e LDK-së nuk është e duhura. “Merre ose lëre” e quan ai ofertën e Mustafës, të cilën VV-ja e ka refuzuar. “Kjo do të thotë: lëre”, shton lideri i Vetëvendosjes. Po ashtu, në këtë video, Kurti thotë se Glauk Konjufca do të mbetet kryetar i Kuvendit, duke rikonfirmuar edhe një herë se nuk e zhbën vendimin e 26 dhjetorit, pavarësisht se ky duket të jetë kushti kryesor i LDK-së.

“Në mbledhjen konstituive të Kuvendit, më 26 dhjetor, shkova pa pasur një marrëveshje. Edhe te presidenti, më 6 janar, shkova pa marrëveshje paraprake dhe tani dy javë pas atij takimi katërminutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re”, ka thënë Kurti në videon e publikuar pas vendimit që e ka dërguar në Presidencë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e saj të Kryesisë.

Ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, pas mandatimit të Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës nga zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së pritet të mbahet në ora 14:00, në selinë qendrore të degës në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.