Thaçi: Kurti është ministër i shkarkuar, është shkelës i Kushtetutës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një lidhjeje përmes Skypet, në Top Channel ka folur për krizën politike në Kosovë.

Sipas Thaçit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, dhe sipas tij, kjo u vërtetua edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha Thaçi.

“Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria, si vendim, i takon ta marrë Kuvendi, dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verifikoi edhe Gjykata Kushtetuese”, tha presidenti Thaçi.

LEXO EDHE:

Kurti: Disa politikanë në Prishtinë e Beograd duan konflikt në veri të Ibrit

Ndryshe, sot në Kosovë janë regjistruar 20 raste të reja të të prekurve me koronavirus duke e çuar numrin në 165. Numri i vdekshmërisë nga një sa ishte deri tash, sot është ngritur në tre persona të vdekur nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.