Nga arkivi

Thaçi: Kontaktova Erdoganin, njohja e Izraelit nuk cenon partneritetin me Turqinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar sot se gjatë fundjavës ka biseduar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi ky i fundit u ankua që Kosova e Izreali shkëmbyen njohjet, e Kosova u zotua se do ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem.

Thaçi thotë se i ka dëgjuar pakënaqësitë e Turqisë dhe Ligës Arabe dhe zbulon se ai ka biseduar me Erdoganin duke shtuar se pika e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërorë mes Kosovës dhe Turqisë.

“Jemi njohur me shqetësimet që i kemi marrë nga Liga Arabe, por edhe nga presidenti Erdogan, lidhur me njohjen reciproke me Izrealin. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërorë mes Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë Thaçi.

Turqia i ka reaguar ashpër Kosovës zotimit se ambasadën në Izrael do ta vendosë në Jerusalem, gjë që kundërshtohet nga vendet me shumicë myslimane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.