Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Thaçi kërkon nga Daka përgatitjet teknike për zgjedhje
daka e thaçi

Thaçi kërkon nga Daka përgatitjet teknike për zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë takim është biseduar për përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve, pas paralajmërimit te partive politike parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, nesër me 22 gusht.

Thaçi ka theksuar se menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve, është e rëndësishme që të bëhen përgatitjet për të siguruar një proces fer dhe demokratik të zgjedhjeve.

“Duhet të bëhen të gjitha përgatitjet teknike, profesionale si dhe të sigurohen mjetet buxhetore, për të organizuar një proces zgjedhor, i cili përmbush kriteret më të larta demokratike”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se edhe në këto zgjedhje duhet të ketë monitorim profesional nga organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe mediat. Nga ana tjetër, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se tashmë kanë filluar të bëhen përgatitjet teknike për organizimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë, pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit.

Provo po ashtu

varferia

Kosovarët më të varfërit në rajon

Në vitin 2018-të, Kosova regjistroi produkt të brendshëm bruto mbi 6 miliardë e gjysmë, me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.